Moderatorja është aktive me postime në rrjete sociale.
Elita Rudi, ndan fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj personale.
Natyrisht se nuk mungojnë dhe ato me fëmijët dhe bashkëshortin, reperin Gjiko.
Së fundmi, ajo ka pyetur ndjekësit e saj për një pakënaqësi që i ka shprehur bashkëshorti.
“Gjiko po thotë gruaja me dy fëmijë e me dy kika n’kry nuk t’ka hije. Mirë e ka apo shpirti nuk plaket”, ka shkruar Elita në përshkrimin e postimit.
Ndryshe, moderatorja po vazhdon ta shijojë epitetin nënë për herë të dytë.