Këngëtarja ka publikuar projektin e ri muzikor.
‘Amin’, mban titullin kënga e Linda Halimit e cila është realizuar edhe në mënyrën vizuale.
Po ashtu, projekti i saj muzikor është me ritme verore dhe këngëtarja e interpreton në gjuhën shqipe.
Kënga është punuar nga producentët Fatjon Miftari dhe BLVCK, kurse tekstin e ka shkruar vetë ajo.
Ndryshe, ky videoklip vjen pas pjesëmarrjes së saj në ‘Kënga Magjike’.