Këngëtarja nga Kosova e ka uruar bashkëkombësen e saj për suksesin e arritur në “Tokio 2020”.
Distria Krasniqi, në kuadër të kategorisë deri në 48 kilogramë, siguroi medaljen e artë duke e mposhtur në finale xhudisten japoneze Funa Tonaki.
E me këtë rast, këngëtarja me famë botërore Rita Ora përmes rrjetit të saj social “Instagram” ka shfrytëzuar rastin që të uroj në gjuhën shqipe xhudisten tonë Distria Krasniqi, për sigurimin e medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
“Urime Distria Krasniqi. Kosova lë gjurmë në ‘Tokio 2020’, Distria Krasniqi e fiton medaljen e artë olimpike”, shkruante në postimin e Rita Orës në “Instagram”.