Prej dy ditësh Dua Lipa ndodhet në Shqipëri së bashku me partnerin e saj Anwar Hadid dhe familjen.
Dua dhe familja e saj e kanë vizituar edhe më parë vendin tonë kurse për Anwar kjo është hera e parë prandaj dhe kurioziteti është më i madh.
Që Anwar po e shijon shumë kohën këtu duket qartë nga postimet e tij. Vëllai i supermodeleve Bella dhe Gigi Hadid nuk lë vend pa bërë foto e pa e shpërndarë me miqtë në Instagram.
Në fotot e fundit me Duan është shfaqur i lumtur e i buzëqeshur ndërsa në Instastory ka treguar se sot ata kanë vizituar edhe Kalanë e Krujës.
Anwar ka fotografuar skulpturën e Skënderbeut dhe shkruan se ai është “biri i shqiponjave” dhe “më i madhi në vend”.
Anwar nuk ka harruar pa publikuar edhe shqiponjën dy krenare. Madje në foto galerinë ku shfaqet me Duan shkruan: “Bijtë e shqiponjave”.

