Artisti unik në stilin dhe muzikën e tij sapo ka sjellë projektin më të ri muzikor.
Fjala është për L1RU që në art njihet kështu e emri i tij është Lirim Musliu me origjinë nga Podujeva por që jeton në Zvicër.
Mësojmë se projekti më i ri muzikor është punuar nga Salvy me një klip të realizuar mjaft mirë dhe përshtatur me idenë e këngës.
Artisti njihet për stilin e tij një miksim mes old school dhe hip-hop por frymëzimi i tij është nga yjet e muzikës botërore si 50 Cent, Mobb Deep e disa të tjerë.
Këngët e L1RU janë kryesisht në gjuhën gjermane dhe pa diskutim do të pritet mirë dhe në tregun e huaj përveç se atë shqiptar.
Deri tani nuk ka ndonjë plan për ndonjë bashkëpunim me ndonjë artist/ e shqiptar por në ardhmen nuk i dihet, ndërsa këngë më e re e cila si projekt është e treta me radhë ka nisur të pritet mjaft mirë dhe mund ta dëgjoni më poshtë.BS