Fama e saj ka kaluar moti kufijtë shqiptarë.
Flasim për këngëtaren nga Dibra e cila ka famë botërore tash e disa vite karrierë në skenën muzikore.
Bebe Rexha ka postuar një foto nga fëmijëria e saj duke treguar se edhe në atë kohë ka qenë një vajzë e pashme.
“Thjesht përpiquni të erëzoni kronologjinë tuaj në këtë të dielë të bukur. Unë kur isha 8 vjeç”, ka shkruar Bebe sipër imazhit.
Ndryshe, Bebe para dy muajsh ka publikuar albumin e saj “Better Mistakes” të përbërë gjithsej nga 13 këngë.