Ngjarja që ka ndodh dje në Kroaci i ka prekur të gjithë.
10 persona humbën jetën dhe 44 mbetën të lënduar si pasojë e aksidentit të një autobusi me targa nga Kosova.
Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku dyshohet se lodhja e shoferit e ka shkaktuar tragjedinë në Sllavonski, Brod në Kroaci.
Disa prej qytetarëve e akuzuan agjensinë për numrin e vogël të shoferëve në udhëtime të tilla.
Madje edhe rep artistja Gjira Kajtazi ka hedhë një shkrim në instastory ku thotë se si pasojë e biletave të aeroplanit mërgimtarët po detyrohen të udhëtojnë me autobus dhe ja tragjedia që ndodhi.
Por pas telasheve me ndjekësit e saj, ajo u sqarua se nuk qëndron pas këtij shkrimi, thjesht është e mllefosur për çmimin e shtrenjtë të biletave të aeroplanit.