Të dy kërkuan dashurinë në ‘’Për’puthen’’ por dolën single nga programi.
Edhe pse njëri mori pjesë në programin e dashurisë ‘’rinore’’ e tjetëri në +40, dyshja duket se kanë krijuar një raport goxha të afërt me njëri-tjetrin.
Bëhet fjalë për Lindita Bimi dhe Princi Mile, të cilët afrimitetin e tyre e shfaqën në festën e ditëlindjes së Antonela Berisha.
Në festën private në periferi të Tiranës mes shumë personazheve ranë në sy dyshja që dukeshin tepër të afërt e të lirshëm me njëri-tjetrin.
Video ku ata kërcejnë e argëtohen është bërë virale në rrjete sociale.