Ish-protagonistja e “Për’puthen”, Jasmina Kadriu, edhe pse nuk është më pjesë e programit vazhdon të komentohet për jetën e saj private.
Duke qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ajo zhvillon shpesh me ndjekësit biseda të ndryshme.
‘’A është e vërtetë që ke qenë njëherë e fejuar pasi në Dibër flasin shumë për ty’’, shkroi një ndjekëse e saj.

Jasmina nuk hezitoi të përgjigjej duke na lënë të kuptojmë se kjo nuk është aspak e vërtetë.
‘’Unë në Dibër nuk kam qenë që 3 vjeç, kur u fejova? Pasi hyra në ‘’Për’puthen’’ se para kësaj as nuk më njihnin. Ah njerëzit e shkretë i zgjidhën gjithë hallet e tyre kaluan tek të mijat’’, tha Jasmina.
