Këngëtarja ka ndarë disa imazhe me fansa në rrjete sociale.
Këngëtarja e njohur njihet për stilin e saj të veçantë, të cilin e shpreh përmes veshjeve të ndryshme.
Nora thuajse gjithmonë merr vëmendjen e publikut me kombinimet e veçanta që sjell në rrjete sociale.
Ajo duket joshëse në fotografitë e fundit të publikuara në Instastory, teksa shfaqet mjaft elegante.
Veshja ngjyrë gri i theksonte linjat trupore asaj mjaft shumë por ishte grimi ai i cili i mori vëmendjen ndjekësve të saj pasi kishte ngjyra të ndezura që theksonin formën e syve të saj.