Ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare Dusty Hill – basisti i rok grupit amerikan, “ZZ Top”.
Bashkanëtarët e bendin, Billy Gibbons dhe Frank Beard, kanë konfirmuar se ai vdiq në gjumë, njofton Variety.
“Ne u pikëlluam nga lajmi se Dusty kishte vdekur në gjumë, në shtëpinë e tij në Houston. Ashtu sikur gjithë fansat tanë në të gjithë botën, neve do të na mungojë prania e tij, natyra e mirë dhe përkushtimi ndaj bendit. Do të na mungosh shumë, amigo”, kanë shkruar.
Kohët e fundit Hill pësoi një dëmtim në ijë. Për shkak të kësaj, atij iu desh të humbë koncertet si pjesë e turneut veror. Detajet e vdekjes së tij ende nuk janë bërë të ditura.
Përveç që luante bas kitarë, rokeri luante edhe piano dhe ishte vokalisti përcjellës dhe kryesor. Të gjithë anëtarët e “ZZ Top” u regjistruan në ‘Rock and Roll Hall of Fame’ në vitin 2004.