2Ton ka treguar sot dy risi.
Reperi me prejardhje nga Ferizaji iu ka bërë me dije fansave se është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.
Por jo vetëm, ai po ashtu ka treguar edhe veturën e re që ka blerë e cila është “Lamborghini”, ngjyrë të gjelbërt.
Ndërkohë që duke pozuar pranë Lambos së tij këngëtari ka treguar që kënga e tij e re do të titullohet “Corazon”.
Ndryshe, “Qika” është kënga e tij e fundit që e ka lansuar vetëm pak javë më parë.