Anxhelina është shfaqur e veshur me stil.
Këngëtarja shqiptare Anxhelina Hadërgjonaj që për shumicën njihet si vajza e Albërijes edhe në plazh është shfaqur plot me stil.
Bukuroshja kësaj radhe nuk ka zgjedhur të pozojë vetëm në bikini por me një veshje pak sa më unike.
E kombinuar me të zezë Anxhelina e dëshmoi edhe njëherë se kur është në pyetje stili ajo është mbresëlënëse në këtë aspekt.
Përndryshe, “No drama” është kënga e fundit e Anxhelinës.