Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, këto ditë është kthyer në vendlindje.
Ajo ka vizituar familjarët e saj në Kosovë, teksa të shtunën e vikendit vendosi ta kalojë me vajzën dhe nënën e saj në një qendër tregtare në Gjilan.
Ajo atje ka hasur në një kënd të brendshëm lojërash për fëmijë, brenda të cilit lejohet pirja e duhanit.
Me shqetësim, Linda ka shkruar në InstaStory se ngeli e tmerruar kur pa se si duhani i atyre që pinë iu servohet fëmijëve, të cilët argëtohen në këndin e lojërave.
“Këndi i lojërave për fëmijë, ndërkohë duhani pihet brenda dhe pa konsideratë, fëmijët thithin po atë ajër të rëndë! Nuk e kuptoj me çfarë logjike lejohet ky krim? Vetëm në Kosovë! Gjilan më saktësisht, tmerr!”, ka shkruar Linda Halimi në InstaStory.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/31/auto_0771627746592.jpg)
Këngëtarja me prejardhje nga Vitia përndryshe ka më shumë se një dekadë që është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të jetuar.
Ardhjet e saj në Kosovë dhe Shqipëri gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë më të rralla, me përjashtim këto vitet e fundit.