Rosalba, dadoja e njohur edhe në ‘Instagram’ e familjes Ferragni, dsiç kuptohet, do largohet nga familja e njohur, me shumë gjasa për shkak të moshës.
Ka qenë një postim i Chiarës ku shkruhej: “Të duam shumë Rosalba”.
Ndërsa në foto shfaqet Leo, Chiara Fedez dhe Rosalba para një torte.

Detajin e largimit të dados së njohur, e ka zbuluar e ëma e Chiarës e cila komenton nën foto: “Një person i mrekullueshëm dhe shumë kompentent. Do na mungosh shumë Rosalba”.
Bloggerja dhe familja e saj duket që janë shumë mirënjohës ndaj dados që i ka ndihmuar me fëmijët, po ashtu edhe fansat që e njohin mirë si ndjekës besnik të Chiarës.