Dua Lipa nuk dëshiron të largohet nga Shqipëria

Mediale Vip

Dua Lipa nuk dëshiron të largohet nga Shqipëria

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 11:24
Dua Lipa

Dua po shijon qëndrimin e saj në Shqipëri mjaft shumë.

Dua Lipa, këngëtarja kosovare me famë të gjerë ndërkombëtare po korr suksese të njëpasnjëshme.

Ajo së fundi po viziton Shqipërinë teksa erdhi për të qenë e pranishme dhe për të parë punimet në çerdhen e cila është në ndërtim e sipër në Tiranë, mbështetur nga fondacioni i këngëtares në Kosovë, ‘Sunny Hill Foundation’.

Përkrah punëve bamirëse ajo po shfrytëzon edhe pushimin e saj në Shqipëri për t`u argëtuar me familjarët dhe të dashurin e saj Anwar Hadid i cili është vëllau i dy supermodeleve Gigi Hadid dhe Bella Hadid.

Së fundi Dua ndau disa fotografi ku shihej në bikini teksa po shijonte qëndrimin e saj në Shqipëri ku u shpreh se nuk dëshiron të largohet kurrë

“Nuk dua të largohem kurrë”, shkroi Dua Lipa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat