Mozzik u tregua i sinqertë me fansat e tij përmes Instastory.
Mozzik njihet si një ndër reperët më të dashur të shqiptarëve anembanë në botë.
Ai së fundmi ka lansuar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me Loredanën i cili po pushton top-listat evropiane.
Ai së fundi ka ndarë disa imazhe në Instastory ku u shpreh për disa shqetësime që i përjeton ai ndonëse nuk i ndan shpesh me fansat.
“Është pikëlluese sepse ankthi nuk më lë t’i shijoj gjërat aq sa duhet në këtë moshë”, tha postimi i Mozzik.
Ndërsa tjetri postim në Instastory shkruante se si ankthi i reperit ka një tjetër ankth në vete.
“Le të themi se dhe ankthi im ka ankth”, ishe postimi i Mozzik.