Ronela Hajati dhe Young Zerka kanë pasur një histori dashurie që u komentua shumë në media.
Fillimisht vendosën të mos prononcoheshin për lidhjen e tyre e më vonë papritur deklaruan ndarjen.
Megjithatë kjo verë i ka bërë bashkë ish-çiftin. Mbrëmjen e djeshme ata kanë ndarë të njëjtën skenë duke performuar në një nga klubet e reja të natës në Prishtinë.
Ronela bëri një postim ku lajmëronte se do të ishte në të njëjtën skenë ku do të këndojë dhe Zerka ndërsa ky i fundit postoi një foto ku shihej vetëm ai, duke mos e përmendur Ronelën.