Dua Lipa ka vallëzuar vallen tradicionale.
Dua Lipa, ka zgjedhur Shqipërinë për pushime derisa po ndan edhe postime të shumta në rrjete sociale.
Ndërkohë, sot ka publikuar një video duke vallëzuar me këngën e Remzie Osmanit teksa kjo e fundit e ka publikuar në profilin e saj zyrtar në Instagram postimin e saj.
“Kënaqësi me e pa se si një yll boteror si Dua, është kaq modeste dhe nuk e harron as vendin as gjuhen e besa as muzikën shqipe .Faleminderit Dua. Je yll”, ka shkruar Remzie Osmani.
Ndryshe, Dua po vazhdon qëndrimin e saj në jug të Shqipërisë e cila edhe po e promovon vendin atje.