Reperi i njohur është përballur me një tragjedi duke humbur vajzën e tij 4-vjeçare.
Bëhet fjalër për Fetty Wap, vajza e të cilit ka ndërruar jetë pak javë më parë dhe nuk dihet ende shkaku i vdekjes.
Reperi Fetty Wap ka folur për humbjen e vajzës së tij, Lauren Maxwell, pasi nëna e saj konfirmoi se vogëlushja ndërroi jetë në moshën 4-vjeçare. Gjatë një videoje live, reperi ju kërkoi fansave të tij që t’i dërgonin sa më shumë flutura, sepse vogëlushja e ndjerë i kishte shumë qejf.
“A mund të më bëni një nder? Postoni të gjithë flutura. Të gjithë flutura. Ajo i dashuronte fluturat. Nëse ju mund ta bëni këtë gë, do të thotë shumë për mua”, u shpreh Fetty Wap.
Lauren Maxwell ishte vajza e Fetty Wap dhe ish të dashurës së tij, e cila u lind me 7 shkurt 2017 në Shtetet e Bashkuara.
Fetty Wap ka edhe 5 fëmijë të tjerë nga lidhjet e tij me femra të ndryshme.
Lajmi ka tronditur fansat dhe miqtë e artistit, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre përmes rrjeteve sociale.