Bleona Hasani është emri i saj i vërtetë por tashmë në muzikë njihet si Bleonah.
Vajza plot talent dhe vlerësime për vokalin e saj sidomos në studiot prestigjiose suedeze ku dhe jeton ndodhet këto ditë në Kosovë.
Në bazë të kësaj foto ne kuptojmë se ajo ka realizuar një projekt të ri muzikor këtë herë në gjuhën shqipe.
Mësojmë se Bleonah ka bashkëpunuar me Nurtel për këngën e re e ku producent i gjithë projektit është Labinot Nuraj.
Kënga është mjaft e bukur e ku pritet të lansohet shumë shpejt në këto ditë të verës.BS