Bakshishet nuk janë një gjë e jashtëzakonshme kur bëhet fjalë nëpër dasma shqiptare.
Pas lirimit të masave kundër COVID-19, janë lejuar edhe dasmat, lajm ky shumë i mirë për artistët.
Së fundi, ishte Mentor Kurtishi ku shihet në një video nga përformanca në një dasmë në Prizren, ku edhe tregoi se çfarë atmosfere mbretëroi atje.
Në videon e publikuar shihet se si dasmorët hedhin para në drejtim të Mentorit.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor i Mentor Kurtishit është “Lem” projekt i cili u mirëprit mjaft mirë nga publiku.
