Një lajm i trishtë sapo është mësuar për legjendën gjermane.
Emilio Ballack, djali 18-vjeçar i ish-mesfushorit të Gjermanisë dhe Bayern Munich, Michael Ballack, ka vdekur në një aksident me motoçikletë me katër rrota në Portugali.
Emilio u përfshi në aksident në orët e hershme të mëngjesit të enjten pranë shtëpisë së Ballackut në Villasdo Mar.
Zjarrfikësit ishin përpjekur ta shpëtonin djalin e Ballackut, por pa sukses.
Sipas televizionit portugez TVI24, tragjedia ndodhi afër Troia, në jug të kryeqytetit portugez Lisbonë, pranë shtëpisë së pushimeve të Ballackut.
Motoçikleta me katër rrota ishte e ndërtuar për t’u përdorur në rrugë publike.