Ajo po e shijon vazhdimisht romancën e saj me Eduart Grishaj.
E disa nga momentet e bukura, moderatorja nuk po heziton t’i publikojë edhe në rrjete sociale duke i ndarë me ndjekësit.
Së fundmi, çifti i njohur i showbizzit kanë nisur pushimet teksa po postojnë edhe fotografi së bashku.
Ishte, Arbana Osmani ajo e cila zgjedhi të postojë një imazh bashkë me partnerin e saj të cilët shihen të përqafuar me njëri-tjetrin.
“Shpirtëra binjakë”, ka shkruar prezantuesja në mbishkrimin e postimit të publikuar.
Ndryshe, Arbana dhe Eduarti muaj më parë janë bërë edhe prindër për herën e parë.