Ardhja e këngëtarit serb, Goran Bregovic ka nxitur një revoltë te shumë artistë shqiptarë. Përmes rrjeteve të tyre sociale, ata prej ditësh u kanë bërë thirrje autoriteteve përkatëse që të marrin masa ose në të kundërt do të bojkotojnë festivalin.
Pas revoltës së tyre nuk kishte si të mungonte as edhe një reagim nga Bashkia e Korçës. Në një prononcim për mediat e Kosovës, zyrtarë të bashkisë thanë se ftesa ndaj këngëtarit serb do të shqyrtohet më tej.
Gjithashtu, ata u bënë thirrje të gjithëve që të mos ngatërrojnë çështjet artiste me ato politike, si një mënyrë “për të qetësuar gjakrat”.
Mirëpo, kjo deklaratë e tyre nuk ka qetësuar askënd, përkundrazi ka sjellë një reagim akoma dhe më të fortë nga artistët shqiptarë. Edhe këngëtari i njohur Flori Mumajesi ka reaguar në një story në instagram ku shkruan "Go Back Viç se nuk mundesh të na e marrësh dinjitetin".
Postimi i Mumajesit: