“Nuk vdes derisa të të shkatërroj”! Aktorja dënohet me burg, “kërcënoi” ish të dashurin

Mediale Vip

“Nuk vdes derisa të të shkatërroj”! Aktorja dënohet me burg, “kërcënoi” ish të dashurin

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 23:01
Aygun Aydin, Hakan Sabanci

Aktorja turke Aygun Aydin, e cila ka luajtur në serialet “Kosem” dhe “Molla e ndaluar”, është dënuar fillimisht me 3 ditë burg pas ofendimeve që ka bërë ndaj ish partnerit të saj biznesmenit Hakan Sabanci.

Ndërkohë, mediat turke raportojnë tashmë se dënimi i saj është shtuar me 15 ditë burg për shkak se ofendimet në rrjete sociale kanë vazhduar.

26-vjeçarja Aygun, ka “shpërthyer” kundër biznesmenit duke përdorur fjalor të papërshtatshëm.

Më konkretisht, ajo ka thënë:

"Nuk vdes derisa të të shkatërroj. Zoti të dënoftë"

Duke treguar se Sabanci e la shtatzënë, por ai nuk mori përsipër të kujdesej për fëmijën ndërsa tani po e sulmon me avokatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat