Edhe për Nora Istrefin ka filluar sezoni i koncerteve.
Që kur ka filluar vera si shumë kolegë të saj edhe Nora po mbanë koncerte të vazhdueshme në qytetet e Kosovës dhe në ato të Shqipërisë.
Kohë pas kohe ajo ndanë video nga atmosfera që krijon bashkë me fansat e saj të cilët mbushin sallat dhe mirëpresin Norën.
Edhe mbrëmë para koncertiti ajo ka sjellë disa imazhe duke treguar se si është veshur.
Me një set të vizllueshëm duke e kombinuar me çizme të gjata ngjyrë gjelbërt të ndezur Nora mahniti me pamjen e saj.
Përndryshe, “Ay Caramba” është kënga e fundit në bashkëpunim me Melindën dhe Gjikon.
