Në mesin e reagimeve për koncertin e Goran Bregovic, nuk ka munguar një i fundit nga opinionisti Olti Curri.
Olti, që gjithmonë ka ditur të krijojë debat me qëndrimet e tij, duket se është pjesë e një grupi të mendimit alternativ, përtej barrikadimeve në “pro” dhe “kundër”.
Ai duke portretizuar ‘miqësinë’ mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuqiq, është shprehur se “kur nuk kanë çfarë i bëjnë gomarit, i bien samarit (në këtë rast këngëtarit serb)”.
Ai ka shkuar tutje duke grumbulluar imazhe të Cecës dhe Jelena Karleushës.
Me pyetjen se a ju duken fytyra të njohura, Olti është shprehur:
“Janë frymëzim luku për shumë femrat vip shqiptare që ju patriotë leshi i bëni like dhe komente gjithë afsh. Kur të hiqni dore nga pornografia serbe, hajde dhe më bëni si patriotë të zjarrtë shqiptarë”.


