Afërdita Dreshaj vazhdon të jetë mjaft e ndjekur në instagram.
Ani pse ka kohë të gjatë që është distancuar nga muzika, modelimi vazhdon të jetë për të ende profesion primar.
Modelja shqiptare ka vite që jeton në Amerikë krahë bashkëshortit ccek Jakub Kindl me të cilin tani kanë edhe një djalë të quajtur Sky Blue.
Ndonëse nuk ka shumë që ka lindur por Afërdita falë angazhimit në palestër edhe gjatë shtatzënisë ka arrit të mbajë në linjë vijat trupore.
Së fundmi ajo ka postuar një imazh nga përditshmëria duke marrë vëmendje me pozat e saj në rrugë.
“Duke ecur për të marrë një ekspreso tjetër”, ka shkruar ajo sipër imazheve.