As nuk e kishit imagjinuar sa kohë i duhet Kylie-t të bëjë grimin

Mediale Vip

As nuk e kishit imagjinuar sa kohë i duhet Kylie-t të bëjë grimin

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 07:43
Kylie Jenner

Kylie Jenner postoi një tutorial të ri grimi në YouTube me artistin e make up-it, Ariel Tejada, ku mes të tjerash zbuluan se sa kohë i duhet vërtet Kylie-t për t'u bërë gati.

E gjeni dot sa orë i duhet Kylie-t për të bërë një grim të plotë profesional? As më pak e as më shumë se tri orë e gjysmë.

Po, e lexuat mirë!

"Gjëja ime e preferuar kur punoj me ty është se ti gjithmonë e bën punën një mjedis argëtues," thotë Ariel në klip. “Sikur ajo të ketë krijuar një familje kaq të bukur brenda nesh. Nuk është vetëm: ‘Eja dhe bëj punën tënde’. Është sikur të gjithë ne të jemi një familje dhe jemi këtu për t’i bërë gjërat së bashku."

Tejada pastaj ndau edhe pjesën e tij më pak të preferuar dhe, me sa duket, Kylie ishte e ndërgjegjshme. Ajo e gjeti që pjesa që nuk i pëlqente Ariel-it ishte se ndonjëherë nuk i kushtonte vëmendje të plotë, sepse ishte gjithë kohën në telefon.

"Para së gjithash, unë punoj me telefonin tim gjithë ditën, dhe pastaj e vetmja mënyrë për të kaluar tri orë e gjysmë grim me ty është nëse argëtohem pak", tha Jenner.

Ndërsa pjesa më pak e preferuar e Kylie-t ishte kohëzgjatja e grimit, por sipas saj ia vlen, sepse në fund mbetet gjithmonë e lumtur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat