Vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker, Meadow Walker, është fejuar në moshën 22-vjeçare.
Lajmin e ka dhënë modelja dhe partneri i saj, Louis Thornton-Allan, përmes një videoje të publikuar në Instagram.
Në video ajo shihet duke treguar unazën e diamantit që e mban në gisht ndërsa shkon për të notuar në pishinë. Postimin e saj ajo e shoqëroi vetëm me figurën e disa zemrave.
Ky lajm vjen një muaj pasi Meadow dhe Louis bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë.