Reperi njoftoi publikun dhe fansat e tij përmes rrjeteve sociale.
Në profilin e tij zyrtar në Instagram, ka publikuar posterin derisa ka treguar se do performojë.
Burim Kursani, i njohur në estradë si BimBimma, ka zbuluar se të shtunën nga ora 20:00 e mbrëmjes në sheshin e kryeqytetit do ketë muzikë hip-hop.
“Prishtina jem e dashtun! G-G-G, get down se po vi! Pure hip hop n’shesh me @vlnondrums. T’shtunën!”, ka shkruar reperi në përshkrimin e postimit.
Ndryshe, BimBimma, pothuajse çdo vit realizon një koncert në Prishtinë, kryesisht në shesh teksa mbledh një numër njerëzish duke mos munguar edhe mërgimtarë.