Sa herë flitet për Mozzik-un dhe Loredanën, njerëzit janë gjithë sy e veshë për të mësuar se çfarë po ndodh me ta. Vetë historia e tyre e dashurisë i ka vendosur në qendër të vëmendjes mediatike dhe për këtë arsye njerëzit janë gjithmonë kurioz për dyshen. Për një kohë të gjatë ata qëndruan të ndarë nga njëri-tjetri, por fatmirësisht para disa muajsh gjetën rrugën e ribashkimit.
E teksa dyshja dukeshin se po jeton ditët e tyre më të bukura së bashku dhe plot me dashuri, diçka ka ndodhur mes tyre.
Tanimë rrjetet sociale janë një indicie që tregon në një mënyrë apo në një tjetër raportet mes njerëzve dhe duke u bazuar pikërisht këtu duket se mes çiftit gjërat nuk po shkojnë siç duhet.
Nga verifikimet e bëra, shihet se as Mozzik dhe as Loredana nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram” dhe të gjithë janë kuriozë për të mësuar pse dyshja e mori këtë vendim.