Rritja e rasteve me koronavirus sot ka qenë alarmante.
IKSHKP-ja, ka bërë të ditur se sot janë shënuar 888 raste të reja.
Dhe, kështu krahas reagimeve nga figura politike nuk ka munguar edhe nga artistë të estradës.
Përmes një storie në Instagram, këngëtarja, Vesa Luma iu ka bërë thirrje të gjithëve për vaksinim teksa ka publikuar lajmin për 888 rastet e ditës së sotme.
“Shkoni vaksinohuni ju lutem”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e fotos së publikuar.
Ndërkohë, varianti i virusit ‘Delta’ po shkakton infektime të shumta ku fëmijëT po janë më të rrezikuar.