"Ora Verore" me moderatore Feride Kuqin ishte në Karaburun për të sjellë për shikuesit e emisionit që transmetohet në Ora News bukuritë e këtij vendi.
Për të vizituar këtë gadishull janë shumë anije të cilat vihen në dispozicion të turistëve. Një prej tyre është dhe anija me piratin Aleksandër Sparo.
Ndërsa ishin ulur në tavolinë për të vijuar intervistën majmuni në një moment kafshoi moderatoren. Shikoni reagimin e saj.
Ora Verore, nën autorësinë e Ronaldo Sharka, sjell freskinë e verës në shtëpinë tuaj. Ronaldo Sharka dhe Feride Kuqi, nga jugu në veri sjellin bukuritë e vendit si kurrë më parë.