“Bregoviqi thoshte se ka ardhur koha që Jugosllavia të mësojë edhe shqip”, befason sërish Shemi

Mediale Vip

“Bregoviqi thoshte se ka ardhur koha që Jugosllavia të mësojë edhe shqip”, befason sërish Shemi

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 20:38
Shemsi Krasniqi

Këngëtari Shemsi Krasniqi, apo i njohur si Shemi nga grupi muzikor “Ilirët”, ka rrëfyer gjithë atë që i ndodhi në lidhje me Festën e Birrës në Korçë.

Ai ka treguar për reagimet e shumta që ka marrë shkaku i pjesëmarrjes së tij në këtë event, ku pas shumë këngëtarëve nga Kosova, edhe ai ka anuluar pjesëmarrjen si pasojë e pjesëmarrjes së këngëtarit nga Serbia, Goran Bregoviq.

Megjithatë, ai ka sqaruar qëndrimet e tij fillestare, kur deklaroi se këngëtari Bregoviq ishte mik i shqiptarëve.

“Në vitin 1983 ai e ka publikuar një këngë shqipe. Ka qenë mega-hit. Krejt Jugosllavia e ka kënduar dhe ne e kemi respektuar atë njeri se ka këndu shqip, dhe ka dalë e ka thënë se ka ardhë koha me i mësu disa fjalë shqip krejt Jugosllavia, e tash ai po del kriminel”, është shprehur vokalisti i grupit “Ilirët”.

Ai ka shtuar se nuk është i informuar se çfarë ka bërë Bregoviq viteve të fundit, por sipas tij, ai po përdoret si instrument për përçarjen e Kosovës dhe Shqipërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat