Festa e birrës në Korçë do mbahet me të ftuarin “special”, Goran Bregoviq.
Ndaj këtij zhvillimi në event reaguan Dafina Zeqiri, Capital T e të tjerë emra nga Kosova që anuluan pjesëmarrjen e paraparë.
Në fund, përkundër se në fillim pati mendim tjetër, pas presionit publik u tërhoq edhe Shemi i grupit “Ilirët” duke e lënë festivalin pa asnjë artist nga Kosova
Por e njëjta nuk ka ndodhur me emrat e njohur të paraparë nga skena muzikore në Tiranë.
Dhe cilët janë ata artistë që do marrin pjesë duke mos e patur problem të ndajnë skenën me një frymëzues të fashizmit?
Mbani në mend sepse lista është goxha e gjatë dhe përfshin nga tre “muskutjerët”, Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi deri tek Vikena Kamenica.
Pjesë do jenë edhe Kamela Islamaj, Devis Xheraku, Endri dhe Stefi Priftie Orgesa Zaimi.

.