Një muaj pas debatit në rrjet, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher kanë dokumentuar me një video sesi i bëjnë banjë fëmijëve të tyre. “Kjo puna e banjës po del jashtë kontrollit”-shkroi Ashton, 43 vjeç krah videos së postuar në Instagram.
Në videon gazmore, aktori i bërtet bashkëshortes për faktin që lan fëmijët me ujë.
“Po përpiqesh t’i vrasësh me ujë”- i thotë ai.
Aktorja qeshi aq shumë me bashkëshortin sa i dolën lot nga sytë. Debati nisi kur në një intervistë muajin e kaluar Mila tha se nuk i pëlqente t’i lante fëmijët e saj.
“Kam qenë lloji i prindit që nuk i ka larë thuajse kurrë fëmijët e porsalindur”, u shpreh Mila. “Nëse shihni papastërti, lajini. Në të kundërt, nuk keni arsye”, u shpreh Ashton.