Këngëtarja ka lansuar projektin e ri muzikor të cilin e paralajmëroi dje.
Dua Lipa, ka zgjedhur të bashkëpunojë me legjendën e muzikës, Elton John për këngën e radhës.
“Cold Heart”, mban titulli projekti i dyshes i cili është realizuar pa videoklip, vetëm në versionin audio.
Ndërkohë, Dua Lipa ndau pak nga kënga në rrjete sociale, ku edhe njoftoi se tashmë projektin e ri muzikor mund ta dëgjojmë në platformën YouTube.
Kujtojmë se, artistja shqiptare me famë botërore së fundmi ka qenë në Shqipëri bashkë me familjen e saj e cila edhe ka kaluar disa ditë pushimi atje.