"Z.E.M" kështu quhet projekti më i ri muzikor ardhur nga BIM93.
Stili dhe mënyra e tij e të kënduarit është mjaft e veçantë që paralajmëron se artisti i ri do të dëgjohet shumë në tregun shqiptar.
Emri i tij i vërtetë është Shkumbin Topalli e ka disa vite që krijon muzikë e këtë herë ka dashur të vijë me projektin që gjendet në youtube por vetëm me zë pra pa videoklip por që ia vlen ta klikoni e ta ridëgjoni.
Artisti me stil BIM93 që jeton në Zvicër ka bashkëpunuar për këtë këngë me producentin e mjaft këngëve Strikebeatz, dhe me Robreal për mix-master të këngës. Këngën mund ta dëgjoni më poshtë.BS