Si rallëherë, Dafina Zeqiri ka treguar hapur mbështetjen e saj për kryeministrin Albin Kurti.
Këngëtarja ka publikuar një video ku shfaqet Sonja Biserko, drejtuese e Komitetit të Helsinkit në Serbi e cila flet për nismën “Open Balkan”.
Zeqiri ka zgjedhur të publikojë një pjesë të kësaj interviste ku Sonja Biserko thotë:
“Nisma “Open Balkan” nuk ka për të patur as mbështetjen e Berlinit e as të Bashkimit Evropian. Mendoj se qëndrimi i kryeministrit Kurtit është ai i duhuri sepse ai ka të gjitha arsyet që të denoncojë qëndrimet e Beogradit kundrejt Kosovës”, thuhet në atë pjesë të intervistës të cilën e ka publikuar Dafina.
Theksojmë se kjo është hera e parë që Zeqiri mbështet një figurë politike, ndërsa ajo së fundmi u bë pjesë edhe e fushatës për thirrje për vaksinim.