Eliona Pitarka tregon çdo ditë për të bijën, Gala, dhe faqja që dikur i dedikohej veç asaj dhe profesionit si aktore humori, tani është një portë argëtimi dhe informacioni për nënat e reja si vetë aktorja.
Eliona sot ka publikuar një video me foto të së bijës, e në fund tregon si duket ajo kur shkrep këto foto kaq të pëlqyera e komentuara.
“Pas çdo fotoje të Galës që duket kështu, jam unë që dukem kështu. Nënat më kuptojnë”, shkruan ajo.
E kush nuk e kupton vallë? Përveç faktit që video është shumë për të qeshur, nënat u mblodhën në komente për t’i dhënë të drejtë.
Fundja të gjitha përpiqen të kapin ca foto të bukura të fëmijës teksa qesh ose gëzon, si kujtime për të ardhmen.