Selma Blair besonte se ishte në ditët e fundit të jetës së saj, gjatë xhirimit të një dokumentari që do transmetohet në tetor, pas betejës së saj me sklerozën e shumëfishtë. Aktorja, e njohur për rolet në filma si "Cruel Intentions" dhe "Legally Blonde", u diagnostikua me këtë gjendje në vitin 2018.
"Introducing, Selma Blair" eksploron udhëtimin e pranimit dhe rimëkëmbjes së Blair ndërsa përparon gjendja e saj.
Traileri 2-minutësh, i publikuar të enjten, fillon me aktoren duke ecur me kujdes nëpër shkallët në shtëpinë e saj, ndërsa thotë:
"Unë gjithmonë mendoja se isha në një reality show".
"Si të isha në një dokumentar, por vetëm Zoti do ta shihte dhe nuk do ta miratonte," shtoi ajo ndërsa arriti në fund të shkallëve dhe mori një pozë në pasqyrë.
Ka momente kur aktorja i lë vend reflektimit të qetë, ndërsa ndan momente të xhiruara në spital teksa po i nënshtrohej kimioterapisë.
"Më thanë të bëja plane për vdekjen," dëgjohet të thotë Blair në trailer. "Jo sepse kam MS, sepse po luftoj me MS."
Kur Blair zbuloi për herë të parë diagnozën e saj në vitin 2018, ajo tha se kishte përjetuar simptoma për vite me radhë, duke e bërë të besonte se mund ta kishte pasur sëmundjen prej më shumë se një dekade.
Sipas Mayo Clinic, skleroza e shumëfishtë është një gjendje e përjetshme që prek trurin dhe palcën kurrizore dhe bën që sistemi imunitar të sulmojë mbështjellësin mbrojtës që mbulon fijet nervore. Kjo mund të çojë në probleme me shikimin, lëvizjen e krahut ose këmbës, ndjesinë ose ekuilibrin.