Sot ka festë në familjen e Fatmir Spahiut.
Aktori i cili njihet për rolin e tij të famshëm të “Okit” në serialin “Kafeneja jonë”, sot ka bërë një urim special.
Bashkëshortja e tij Zana feston ditëlindjen ndaj nuk munguan fjalët më të bukura të artistit për të veçantën e tij.
“Shumë urime per ditelindje dashuri. Te duam deri ne qiell un, Lisi dhe Mali. E per te bardhat ne koken time ne nje rast tjeter flasim…” ka shkruar aktori i cili pëlqehet për shakatë e tij që përcjell shpesh edhe në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Fatmiri dhe Zana janë prindër të dy djemve.