Getinjo dhe Mozzik janë dy rep artistët kosovar ndër më të pëlqyerit e këtij zhanri.
Vëllezërit Aliu ka disa vite që kanë filluar karrierën dhe janë treguar mjaft të sukssesshëm duke u bërë emra të kërkuar për mbrëmje të shumta muzikore.
E pas vitit të kaluar pa asnjë koncert e mbrëmje për shkak të pandemisë famëkeqe, këtë vit të dy vëllezërit kanë qenë tepër të angazhuar me mbrëmje e koncertë të shumta.
Por jo vetëm kaq, ata po ashtu kanë sjellë dhe kanë paralajmëruar shumë surpriza për fansat e tyre të dashur.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/17/auto_getinjo_236384514_217560520302709_5094517633583531068_n1629151815.jpg)