Carrie Johnson ka thënë se po "ndihet shkëlqyeshëm" pasi mori dozën e dytë të vaksinës anti-Covid. Ajo gjithashtu inkurajoi gratë e tjera shtatzëna të merrnin vaksinën.
Kur filloi programi i vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar, këshilla fillestare për gratë shtatzëna ishte ta shmangnin vaksinën për momentin. Por kur të dhënat e sigurisë u bënë të disponueshme, këshillat ndryshuan duke inkurajuar gratë shtatzëna që të vaksinohen, veçanërisht sepse infektimi me Covid mund të jetë i rrezikshëm për nënat në pritje.
33-vjeçarja, shkroi në një postim në Instagram se sapo mori dozën e dytë dhe u ndje shumë mirë!
"Unë e di se ka shumë gra shtatzëna që janë në ankth për marrjen e vaksinës kundër Covid, por provat janë tepër siguruese. Më e rëndësishmja, të dhënat tregojnë se nuk ka rrezik të shtuar të abortit, diçka për të cilën isha shumë e shqetësuar," -shkroi ajo.
Johnson pësoi një abort në fillim të vitit 2021, për të cilin tha se mbeti "zemërthyer". Ajo shtoi se ndihej e bekuar që ishte përsëri shtatzënë.
Në postimin e shoqëruar me një selfie që tregon se është vaksinuar, Johnson tha se gati 200,000 gra shtatzëna në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA tani ishin vaksinuar me Pfizer ose Moderna "pa shqetësime të lidhura me sigurinë".
"Kolegji Mbretëror i Mamive ka thënë se nënat në pritje janë më të rrezikuara nga sëmundja e rëndë nëse infektohen me Covid, kështu që vaksinimi është me të vërtetë mënyra më e mirë për të mbajtur ju dhe fëmijën tuaj të sigurt," shkroi ajo.
Që nga mesi i prillit 2021, gravë shtatzëna u është ofruar vaksina Pfizer ose Moderna, doza e dytë e rekomanduar tetë javë pas së parës.