Capital T thotë se kjo foto po ia kujtonë luftën në Kosovë

Mediale Vip

Capital T thotë se kjo foto po ia kujtonë luftën në Kosovë

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 16:41
Capital T

Këngëtari ka bërë një postim në rrjete sociale duke ia ka kujtuar luftën në Kosovë.

Këtë ia kujtoj fotografia e një aeroplani ushtarak amerikan US Air Force C-17, i cili fluturoi nga Kabuli.

Siç u raportua, 640 persona ishin të grumbulluar në aeroplan, shumë herë më shumë se sa pritej, kjo pasi aeroplani në fjalë thuhet se është i projektuar të bartë vetëm 150 persona.

Lidhur me këtë një reagim së fundmi e ka bërë edhe reperi Capital T, duke kujtuar atë që ndodhi gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Përmes një storie të publikuar në Instagram, ai shkroi se i kujton diçka vite më parë.

“Më kujton dikë 22 vjet më parë. Historia që harrohet, përsëritet”, shkroi Kapo.

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat