Devin Booker ka publikuar një fotografi të Kendall Jenner, me të cilën është në një lidhe dashurie për më shumë se një vit, teksa mban në qafën e saj medaljen e artë që ai fitoi në Lojërat Olimpike të Tokios 2020. Me këtë gjest, modelja ka treguar se është fansja numër një e të dashurit të saj dhe se ndihet shumë krenare për të.
Gjatë ‘arratisjes’ së fundit të çiftit, lojtari i Phoenix Suns shkrepi një fotografi të modeles duke mbajtur me krenari medaljen e artë që fitoi si lojëtar i ekipit të basketbollit për meshkuj në SHBA në Lojërat Olimpike 2020 në Tokio. Kjo ishte një nga fotot e shumta të pushimeve që Devin ndau me 4.4 milion ndjekësit e tij në Instagram.
Kjo nuk është hera e parë që Kendall feston fitoren e madhe të të dashurit të saj. Pasi ekipi amerikan fitoi ndeshjen e fundit kundër Francës në Tokio, ylli i Keeping Up With the Kardashians uroi publikisht në Instagram duke treguar mbështetjen e saj ndaj Devin.
Edhe pse tanimë dihet publikisht, Kendall po përpiqet ta mbajë lidhjen e tyre sa më larg nga qendra e vëmendjes.
“Unë mendoj se kjo gjë e bën jetën time shumë më të lehtë dhe marrëdhënia jonë shkon shumë më mirë, të them të drejtën … Unë thjesht ndiej se është një çështje private dhe nuk i përket askujt tjetër”.