Daniel Craig nuk do t’ua lërë pasurinë fëmijëve të tij

Mediale Vip

Daniel Craig nuk do t’ua lërë pasurinë fëmijëve të tij

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 08:01
Daniel Craig

Daniel Craig, i njohur më së shumti për rolin e James Bondit, ka thënë se nuk do t’u lërë fëmijëve të tij trashëgimi të rëndësishme, sepse nuk i pëlqen kjo praktikë tradicionale.

Aktori ka fituar miliona gjatë karrierës, ndërsa kohët e fundit u konfirmua se do të luajë në filmat e ardhshëm “Knives Out”, të cilët Netflix i bleu nën një kontratë shumëmilionëshe në fillim të këtij viti.

53-vjeçari ka një vajzë trevjeçare si dhe një vajzë të rritur, Ella, me ish-gruan e tij, aktoren Fiona Loudon. Ai është i martuar me Rachel Weisz, kjo e fundit ka njw vajzë nga martesa e saj e parë.

Craig i ka thënë revistës Candis se nuk planifikon t’u lërë pasuri fëmijëve të tij, duke ndjekur shembullin e industrialistit Andrew Carnegie.
Ylli i filmave për ‘007’ është shprehur se koncepti i trashëgimisë është “pa shije” dhe mendon se është më mirë të “heqësh qafe atë ose ta japësh atë para se të shkosh”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat