“Dafinë moj” mban titullin albumi i ri i Dafina Zeqirit i cili do të lansohet në treg gjatë muajit shtator.
Këngëtarja madje ka zbuluar edhe kopertinën e albumit, ku Zeqiri shfaqet e rrethuar nga delet.
Burime të afërta me këngëtaren bëjnë të ditur se pjesë e albumit “Dafinë Moj” do të jetë edhe Tuna Sejdi.
“Pjesë e albumit do jetë edhe Tuna, ndërsa kënga e tyre është duke u finalizuar”,.
Ndërsa deri tani janë bërë të ditur disa artistë që do jenë pjesë e këtij albumi, si Mc Kresha, Arilena Ara, Buta, Yll Limani, Lyrical Son.
Theksojmë se kanë kaluar plot 11 vite nga bashkëpunimi i Tunës dhe Dafinës me këngën “Vibe”, pasi marrëdhëniet e tyre për vite me radhë kanë qenë jo të mira, por duket se tani dyshja ka gjetur qetësinë, duke lënë pas gjithçka ka ndodhur.